Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Diaspora kontribuon me 5.5 milionë euro në ditë

2017/12/LUmiri-Abdixh-e1560755599298.png

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se janë 1 miliard euro shpenzime gjatë qëndrimit të diasporës në Kosovë.

Postimi i plotë i AbdixhikutPlotë 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore).– 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.– 200 milionë euro investime në pasuri.– 1 miliard euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen. /Telegrafi/