ABC sjell pesë premiera gjatë vjeshtës
Filmi “Karate Kid” me regji të Herald Zwart është përzgjedhur të shfaqet në ditën e dytë të shtatorit dhe ai që do t’u prijë filmave të tjerë si “Eat, Pray, Love” dhe “Resident Evil: Afterlife”.
Filmat shqiptarë që do t’i “servohen” publikut të kryeqytetit “Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetaj dhe “Dosja K”, me regji të Jan Verheyen.
Veç premierave, Kinemaja ABC po ashtu do të jetë nikoqire e festivaleve dhe javëve të filmave francezë, gjermanë dhe turq.
“Muaji nëntor pritet të sjellë kulturën kinematografike turke, gjermane dhe atë franceze përmes Javës së filmit turk, asaj gjermane dhe franceze. Ndërsa festivali i studentëve për film e teatër “Skena UP” dhe festivali për të drejtat e njeriut “Një Botë” do të organizohen në muajin dhjetor”, thuhet në komunikatën për shtyp të kompanisë Genci, e cila bën distribuimin dhe shfaqjen e filmave nëpër Kinematë ABC. /Koha/Telegrafi/


