Please enter at least 3 characters.

AAK: Ngrirja e një kosovari në kufi, vdekja më e rëndë që prej tragjedisë “Tisa”

2016/01/aak-ngrirja-e-nj-euml-kosovari-n-euml-kufi-vdekja-m-euml-e-r-euml-nd-euml-q-euml-prej-tragjedis-euml-ldquo-tisa-rdquo_hd.jpg

AAK e përcjell shqetësimin e thellë me këtë rast, i cili pas Tragjedisë “Tisa” është një prej më të rëndëve në kuadër të braktisjes masive të vendit nga të rinjtë dhe familje të tëra kosovare, si pasojë e jetës së rëndë e të paperspektivë në vend, thuhet në reagimin e AAK-së. 

AAK i konsideron si përgjegjëse të drejtpërdrejta të kësaj situate politikat e këqija të tashme e të deritashme qeverisëse në Kosovë, dhe fton për marrjen e masave në parandalimin e këtij trendi dhe të tragjedive të tjera me të rinjtë e vendit tonë. 

AAK bën të ditur, gjithashtu, se disa herë ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për këtë fenomen dhe trend të rrezikshëm të braktisjes së vendit, por kërkesa për një seancë të tillë asnjëherë nuk e gjeti përkrahjen e të tjerëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/