Please enter at least 3 characters.

A ishte kjo fundjava më e “trentë” në Prishtinë? (Foto/Video)

2016/06/13346874_1123917130999051_2155999439848386044_n.jpg

Të gjithë e dinë se kur ka filluar, por askush nuk e di se kur do të përfundojë vallëzimi i pandërprerë në festivalin më të gjatë të muzikës elektronike.

Festivali që është pjesë e platformës WinMusic Freedom – ZoneFest, i ka hapur dyert të premten në mbrëmje, por muzika, vallëzimi dhe performancat e DJ’ve të shumtë nuk kanë të ndalur edhe në këto momente.

Në këtë ngjarje kanë po marrin pjesë mbi 20 DJ, të cilët kanë performuar në dy skena të ndara, para mijëra njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë festival të muzikës elektronike.

Në profilin zyrtar të ZoneClub janë shpërndarë disa video nga festivali, ku ndër të tjera thuhet se organizatorëve i është dashur që përpos dy skenave që janë planifikuar fillimisht, ta shtojnë edhe një tjetër, për shkak të interesimit, numrit të madh të DJ’ve që kanë pritur në radhë për të performuar, si dhe për shkak të njerëzve që edhe në këto momente po i shijojnë tingujt e muzikës së tyre të preferuar në diell.

Mbrëmë në skenë janë shfaqur DJ nga vendet e rajonit, si dhe DJ-ët e huaj si Guti Live, Mathias Tanzmann dhe Premiesku.

ZoneFest - me pamje nga droni