Please enter at least 3 characters.

A është e dashuruar Majlinda Kelmendi? (Video)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Arena të Tribuna Channel, Majlinda Kelmendi është pyetur edhe për jetën personale.

Në pyetjen e prezantuesit se a është e dashuruar, kampionia ka thënë se aktualisht është e përkushtuar në karrierë dhe se për gjërat tjera ka kohë.

“Jo. Unë e kam cekur gjithmonë që karriera si sportist nuk është shumë e gjatë dhe po mundohem ta shfrytëzoj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Gjërat tjera janë të gjitha hapi i dytë. Kështu që ka kohë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/