25 vjet Sir Alex Ferguson
Menaxheri skocez kaloi te Djajtë e Kuq nga Aberdeen në vitin 1986 dhe përkundër humbjes prej 2-0 ndaj Oxford United në ndeshjen e tij të parë në krye të ekipit, ai ka arritur të bëhet një prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.
Ferguson e ka udhëhequr Unitedin drejt 27 trofeve, duke përfshirë 12 tituj të Ligës Premier dhe pesë kupa FA, ashtu si dy trofe të Ligës së Kampionëve.
“Sir Alex – 25 vjet në krye të United, çfarë arritje e mrekullueshme. Në emër të tifozëve të Manchester Unitedit dhe botës së futbollit, shumë urime. Klubi dëshiroi ta festonte këtë përvjetor në një mënyrë historike kështu që jam i ngazëllyer të bëj të ditur se tribuna veriore, më e madhja në stadiumin tonë, do të ri emërohet dhe tani e tutje do të quhet tribuna Sir Alex Ferguson. Kontributi i Sir Alex Ferguson për Manchester Unitedin ishte i jashtëzakonshëm dhe stadiumi i mrekullueshëm Old Trafford është testament për aftësinë dhe suksesin e tij”, deklaroi David Gill, shefi ekzekutiv i klubit.
Pos tjerash klubi anglez ka vendosur t’ia ngrisë një statujë Sir Alex Fergusonit në hyrje të tribunës veriore, e cila do të jetë e gatshme në gushtin e vitit 2012. /Telegrafi/


