Please enter at least 3 characters.

2016-a Skenderajn e gjeti me kryetar në burg, e mitrovicasit luten për bashkim të qytetit (Video)

Në pamundësi që t’i kishin drejtpërdrejt, banorët e Skenderajt i morën urimet nga kryetari i tyre përmes billbordit, pasi që Sami Lushtaku vazhdon të jetë në burg, raporton KTV.

Ndërkohë që në Mitrovicë, mesnata i bashkoi qytetarët në sheshin “Isa Boletini”, që si i papërfunduar që ka mbetur, nuk ishte stolisur.

E si gjithmonë, pranë urës së Ibrit, shiheshin forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të gatshëm për çdo eventualitet.

Në Mitrovicë nuk kishte organizime festive nga Komuna, andaj qytetarët festuan kryesisht në shtëpitë e tyre.

Gjatë tridhjetë minutave të parë të vitit 2016, qielli i Mitrovicës u shndrit nga fishekzjarrët, përcjell koha.net.

E dëshira dhe urimi më i madh për Mitrovicën, fatkeqësisht, mbetet ai për bashkimin e qytetit.