2013-ta viti i suksesit për AK-Invest
Në Mars të vitit 2013 në Gjenevë të Zvicrës kompania u dekorua me ‘CENTURY INTERNATIONAL QUALITY ERA AWARD’, ndërsa gjatë muajit Dhjetor kompania fitoi edhe dy dekorata prestigjioze në nivel ndërkombëtar edhe atë:
‘Çmimin Europian të praktikave më të mira 2013’ nga European Society For Quality Research (ESQR-e cila merret me hulumtime strategjike në fushën e menaxhimit të cilësisë dhe ka për qëllim të promovojë kulturë për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë) në konventën e mbajtur më 8-10 Dhjetor 2013 në Vienë të Austrisë. Në këtë konventë morrën pjesë liderë të biznesit nga shtete të ndryshme të botës, ekspertë akademik, diplomatë dhe profesionistë në fushën e menaxhimit dhe kualitetit. AK-Invest këtë sukses e ka arritur si rezultat i implementimit të strategjive cilësore të menaxhimit, performancës së shkëlqyer dhe përkushtimit për të siguruar cilësi maksimale në çdo proces dhe aktivitet në kuadër të ndërmarrjes.
“Kompania më e mirë në fushën e ndërtimit” nga Europe Business Assembly (EBA) në samitin e liderëve që u mbajt më 19 Dhjetor 2013 në Oxford të Britanisë së Madhe. Ky çmim është si rrjedhojë e reputacionit të shkëlqyer në biznes, menaxhimit efektiv dhe zgjerimit të vazhdueshëm të kompanisë, me çka edhe pronari i AK-Invest Z. Azbi Ibrahimi u nderua me titullin “Menaxheri më i mirë i vitit”. Në këtë ceremoni morrën pjesë diplomatë dhe ambasadorë të vendeve dhe fushave të ndryshme, zyrtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, top menaxherë si dhe biznes elita që përfaqëson Europën, Azinë dhe Afrikën. Hulumtimi është kryer nga qendrat analitike të Asamblesë Europiane të Biznesit (EBA), ku kompania u përzgjodh si kompania më e mirë në bazë të kritereve të ndryshme siç janë: investimet, teknologji të avancuara dhe të sofistikuara, cilësi, zhvillim i vazhdueshëm i resurseve njerëzore si dhe metoda profesionale dhe moderne të menaxhimit.
Të gjitha këto çmime por edhe projekte tjera të realizuara konfirmojnë suksesin e AK-Invest që e ka arritur gjatë vitit 2013. Kompania do të vazhdojë të punojë dhe të përkushtohet në mbarëvajtjen e punës, por edhe në arritjen e majave tjera të larta të suksesit.


