14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me coronavirus infektologu Pipero
27/01/2021
Infektologu Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj coronavirusit.
Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.
Top Channel mëson se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dalë pozitiv të martën, ndërsa rezultati i testit ka dalë 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.


