Please enter at least 3 characters.

10 vjet nga masakra e Reçakut

2016/01/f.0115105941278_m.jpg

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje e pati cilësuar si "krim kundër njerëzimit" dhe ishte pikërisht kjo masakër që sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për gjenocidin e forcave serbe ndaj popullatës civile në Kosovë.

Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke i paraprirë proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s.

Në këtë përvjetor, ambasadorit William Walker do t’i ndahet një çmim i veçantë, në shenjë mirënjohjeje për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar. /rel/rtk/telegrafi/