Site icon Telegrafi

AMP: Takimi i liderëve në Vjenë duhet të formojë Gjykatën Speciale

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) i përshëndet tentimet dhe nismat më të reja të bashkësisë ndërkombëtare për mbajtjen e një takimi liderësh në Vjenë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

AMP-ja pret që rezultati i këtij takimi të jetë shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit, për një afat të arsyeshëm, deri sa të plotësohen të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos.

Aleanca thërret të gjitha partitë që të nënshkruajn kërkesën për impiçment ndaj kryetarit Ivanov, nese ai nuk e tërheq vendimin e faljes. Gjithashtu, AMP-ja propozon që takimi në Vjenë të sjell edhe formimin e Gjykatës Speciale që do të merrej me akuzat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërkaq partitë t’i japin mbështetje të pa rezervë PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version