Një debat i ri ka nisur me dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Amos Zaharia dhe Nita Latifi.
Ditën e djeshme (e hënë) banorët u sfiduan me lojën e re “Sfida e mos-reagimit” dhe teksa Amosit ia sollën macen e tij, aktori u përlot.
Pasi tij shkuan Olta, Dea Mishel dhe Nita, ndërsa kërkoi që të largohen, Amosi përplasi derën e dhomës.
Kjo ka bërë që Nita e cila po largohej e fundit të reagonte ashpër ndaj aktorit madje edhe nisi një debat me të.
“Më përplase derën, pluhuri i derës më ra në fytyrë, nuk kishte nevojë të bënte atë, kujdes herëve të tjera, ishe duke më goditur me derë, isha shumë afër”, i reagoi Nita.
Ndërkohë, nuk ka shkuar gjatë dhe Amos ka biseduar me të duke i kërkuara falje teksa tha se nuk ishte e qëllimshme.
“Më fal shumë, nuk e kam me ty aspak,ishte moment shumë delikat, nuk e kisha me qëllim”, u shpreh Amos.
Sa i përket sfidës së “mos-reagimit”, dje gjithashtu në shtëpinë e famshme hyri fituesi i edicionit të kaluar të BBVA, Ilir Shaqiri.
Olta ishte e para që theu rregullat duke iu hedhur në përqafim, më pas të njëjtën gjë bënë edhe disa banorë të tjerë. /Telegrafi/