Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani: Në Kroaci ndihem si vendas

Amir Rrahmani ka folur për mediat para takimit me Kroacinë, ku ka thënë se ndihet si në shtëpi.

Mbrojtësi mbron ngjyrat e Dinamo Zagrebit dhe ndeshjet në shtëpi i zhvillon në Maksimir.

Futbollisti pret një ndeshje të vështirë, por thotë se Kosova është e fokusuar për ta zhvilluar në takim të mirë kundër kroatëve.

“Normalisht, e dimë që kemi një ndeshje të vështirë kundër Kroacisë, që është një prej ekipeve më të mira në Grup. Një ndeshje e fortë, Kroacisë i duhen pikët për vendin e parë që dërgon direkt. Ne do të fokusohemi të luajmë një ndeshje sa më të mirë që të jemi sa më të fokusuar dhe të shohim. Për mua është privilegj dhe kënaqësi të luaj këtu, pasi luaj me Dinamon dhe ndihem si vendas, pasi kjo mund të jetë shtëpia ime e dytë”, tha Rrahmani.

Lexo po ashtu Luka Modric: Na frikëson fakti se Kosova luan më mirë si mysafirë

Kosova dhe Kroacia nesër me fillim në ora 20:45 do të takohen në stadiumin e Zagrebit, “Maksimir”. /Telegrafi/

Exit mobile version