Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, pak ditë më parë publikoi një fotografi krah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanit.
Ata u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndonëse imazhi duket të jetë realizuar në një ndejë.
Kapiteni i Kosovës nga ana tjetër ka dhënë një intervistë për Dukagjinin, ku është pyetur edhe rreth kësaj fotografie.
Ai tha se nuk ka asgjë nga jeta private, duke deklaruar se momentalisht po shijon kohën si beqar.
I njëjti iu kundërpërgjigj Xhulit, duke thënë se është gjest i ulët, pasi ia ka kërkuar fotografinë dhe më pas e ka ndarë në rrjete sociale.
“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë e ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu”, u shpreh ai.
Tutje, Rrahmani shtoi: “Jam beqar dhe nuk ka asgjë të re”.
Amiri pak muaj më parë ka qenë në një romancë dashurie me këngëtaren Era Istrefi, lidhje kjo që zgjati pak. /Telegrafi/