Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për problemi ekzistues të kombinatit Jugohrom mbetet vendojsa e filtrave, me çka do të mbrohet ambienti jetësor dhe qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti e ka theksuar këtë çështje në takimin me përfaqësues të sindikatës së punëtorëve të Jugohromit, me të cilët ka diskutuar për kërkesat e tyre dhe propozimet për zgjidhjene fatit të këtij kapaciteti industrial.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se Ameti ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur çdo nismë për të siguruar paketë sociale për të punësuarit në Jugohrom./Telegrafi/