Site icon Telegrafi

Amerikania pothuajse mbeti e bllokuar me pozën saj kur provoi një trend në TikTok

Një grua pothuajse mbeti e bllokuar kur po provonte një trend të rrezikshëm të lëvizshmërisë në TikTik, derisa bëri shumë përpjekje për të kthyer trupin në gjendjen e mëparshme.

Olivia Cornier, 21 vjeçe, nga Kalifornia, shpresonte të rikrijonte trendin e lëvizshmërisë që kishte parë në TikTok, por përfundoi me një këmbë rreth qafës, dhe nuk po dilte dot nga ajo situatë.

Amerikania arriti ta kapte përvojën e saj në kamerë, por duket qartë nga mimikat e fytyrës që kishte ngecur dhe nuk e dinte nëse do t’ia dilte.

@oliviacormier_ Im just gojng to leave this here ? #foryou #fyp #fail ♬ Spectrum – ?

Ajo shpjegoi: “Po përpiqesha të rikrijoja një trend që pashë në TikTok në palestrën time lokale, ku më duhej të luftoja për një moment për jetën time që të dilja nga ajo pozë.

“Momenti kur, momenti kur ngatërrohesh”, shkroi në mbishkrimin e videos së shkurtër.

Videoja, e cila tashmë ka grumbulluar 14.5 milionë shikime dhe më shumë se dy milionë pëlqime, është vërshuar me mesazhe nga njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version