Kapiteni i një varke peshkimi në Massachusetts ishte duke e nxjerrë një levrek nga uji, kur një peshkaqen kërceu nga uji dhe e hëngri peshkun duke i lënë vetëm kokën.
Donald Parker, një zjarrfikës nga Harwich-it dhe kapiten varke në Prime Rate Sportfishing me bazë në East Dennis, tha se po nxirrte peshkun nga uji, kur një peshkaqen me plane të tjera kërceu dhe e hëngri atë.
“Peshkaqeni e kapi atë dhe u kthye përsëri brenda ujit”, tha Parker për MassLive. “Të gjithë ishin të mahnitur”, shtoi ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Parker mbaroi së nxjerri peshkun e tij nga uji, duke zbuluar se i kishte mbetur vetëm koka e peshkut.
Ai bëri se pamjet e peshkaqenëve janë të zakonshme në zonën e Cape Cod këtë kohë të vitit.
“Kjo ndodh çdo ditë. Nuk është një gjë e çuditshme”, deklaroi ai. /Telegrafi/