Festat e Vitit të Ri po afrohen, ndaj shumë prej tyre dekorojnë shtëpitë e tyre me drita dhe dekorime të tjera, por një amerikan e ka “rrahur lojën”.
Bëhet fjalë për Jeff Moorad, drejtorin e ekipit të bejsbollit Arizona Diamondbacks, i cili është gjithashtu pjesë e grupit të investimeve që zotëron të paktën 15 për qind të McLaren Racing.
Ai tashmë është gati për festat e ardhshme të Vitit të Ri, dhe dekorimi i tij më i shtrenjtë është në fakt një makinë autentike McLaren Formula 1.
Me sa duket, makina të paktën pjesërisht i përket Moorad.
@onlygt3s Xmas came early #mclaren #mclarenf1 #f1 #christmaspresents #landonorris #fyp ♬ christmas – prvtcars
“Unë fola me gruan që jeton në atë shtëpi. Ajo më tha se është një makinë e vitit 2017, e veshur me veshjet e këtij viti. Burri i saj është i lidhur me McLaren. Ajo shtoi se makina do të transportohet në Los Angelos në janar”, pohon një përdorues i Reddit.
Makina është pjesë e dekorimeve para një shtëpie që ndodhet në ishullin Balboa në Newport Beach, Kaliforni. Shumë banorë të kësaj zone bëjnë çmos kur bëhet fjalë për dekorimin e shtëpive për festa.
Në rrjetin social TikTok është publikuar një video e dorëzimit të makinës, duke përfshirë edhe ngritjen e saj me vinç, ndërsa në platforma të tjera ka klipe që tregojnë veturën gjatë ditës dhe natës.
Siç dihet, vlera e makinave të F1 është marramendëse. /Telegrafi/
@z3photo♬ Let it happen – ⭐️