Site icon Telegrafi

Amber, Jozi e G Bani në krah të Gjestit me rikthimin në Big Brother VIP

Amber, Jozi e G Bani kanë qenë tre konkurrentët që u rikthyen sërish në shtëpinë më të famshme.

Transgjinorja u largua me vetë dëshirë nga ky format, derisa dy të tjerët dolën nga Gjesti me zarf të zi.

Me rikthimin në shtëpi, ata dukeshin më të ftohtë, e madje në fillim as nuk e përshëndetën.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit më pas kanë qëndruar në oborr, ku dukej se ishin kthyer në krah të këngëtarit pejan.

Lexo po ashtu Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

“O Gjesti të shkonin më shumë flokët kur të kishte dalë rrënja”, iu drejtua Amber.

Foto: Screenshot/Instagram

G Bani nga ana tjetër shtoi: “Gjestit qajani hallin se me femrat suksesin e ka”.

“Është i mirë”, shtoi Jozi.

“Ti po i ndërron më shumë se Laerti, je më i zgjuar se Laerti”, tha krejt në fund G Bani.

Pritet të shihet nëse do të jenë krah Gjestit apo thjesht në fillim për të marrë vëmendje. /Telegrafi/

Exit mobile version