Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi se SHBA-të mbështesin arsimin po aq sa luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi.
Ajo theksoi se Shqipëria është në një pikë kritike, 31 vite nga fundi i komunizmit.
Kim deklaroi nga Kongresi i Arsimit se nxënësit në këtë kohë janë të ndryshëm nga më parë dhe rrjedhimisht e ardhmja duhet të jetë ndryshe.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në Kongresin e Arsimit dhe gjatë fjalës së saj ka garantuar mbështetjen e SHBA-ve.
“Arsimi do të jetë kyç në sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësishme sa mbështetja për reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Kim. /Telegrafi/