Ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe, Vadym Prystaiko, ka mbajtur një konferencë shtypi të enjten pasdite, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Prystaiko, bëri thirrje që të vendoset një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij.
LIVE: The ambassador of Ukraine to the UK, Vadym Prystaiko, holds a news briefing as Russia invades Ukraine https://t.co/fHfM86Vpo5
— Reuters (@Reuters) February 24, 2022
Duke folur me gazetarët në Londër, Prystaiko tha se vendi dëshironte “diçka që vetëm NATO mund ta sigurojë” dhe kjo ishte një zonë e ndaluar fluturimi mbi vend.
🔴The Ukrainian ambassador to the UK Vadym Prestaiko has called upon Nato to send troops to Ukraine, saying that “they are the only forces in the globe who can stop the mighty Red Army”https://t.co/0do2isJcbn pic.twitter.com/mtXwtP2G38
— The Telegraph (@Telegraph) February 24, 2022
Në këtë drejtim, siç thekson The Telegraph “ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe, Vadym Prestaiko i ka bërë thirrje NATO-s të dërgojë trupa në Ukrainë, duke thënë se ‘ato janë të vetmet forca në botë që mund të ndalojnë Ushtrinë e Kuqe të fuqishme'”.
Prystaiko tha se armët antitank të furnizuara nga Britania e Madhe ishin përdorur kundër tankeve ruse të enjten, ndërsa ai i bëri thirrje NATO-s të dërgonte trupa në Ukrainë.
Ai tha se “duhej të kishim filluar shumë më herët, ndoshta dekada më parë” për t’u përgatitur për agresionin rus.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi përpjekur të hyjmë në NATO (për) gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai. “Sepse ne gjithmonë kemi besuar se kjo do të vinte”. /Telegrafi/