Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci, është shprehur i shokuar pas shpërthimeve në qytetin e Mançesterit, ku kanë humbur jetën së paku 19 njerëz.
“Bashkëndjejmë me të gjithë ata që janë prekur drejtpërdrejt (nga sulmi) dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Ndërkaq, më herët ai kishte publikuar një numër emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester dhe numri është: +447961064763.
Kujtojmë se në Manchester Arena, në fund të koncertit të Ariana Grandes, ka ndodhur një sulm që po trajtohet si sulm terrorist, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. /Telegrafi/
Ambasada po e përcjellë me shqetësim të thellë incidentin në Mançester. Numri emergjent për shtetasit tanë: +447961064763. https://t.co/RDyxxwWuDx
— Kosovo Embassy UK (@KosovoinUK) May 23, 2017
Numri emergjent për shtetasit e Kosovës në Manchester: +447961064763
— Lirim Greiçevci (@LirimGreicevci) May 23, 2017
Deeply troubling news coming from #Manchester. Our thoughts are with all those who were directly affected and their families. https://t.co/xDMWMbP4fF
— Lirim Greiçevci (@LirimGreicevci) May 22, 2017