Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.
Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
“I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.
Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.
Ai u takua me presidente Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile. /Telegrafi/
Pleased to welcome @CounselorDOS to Kosovo yesterday. Our partnership with ?? is strong. While here, Counselor Chollet engaged with a wide variety of leaders, government and civil society representatives, and journalists. https://t.co/xj3KMO9k95
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2023