Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman largohet nga “X” dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se do të mbyll llogarinë e tij në “X”.

Rohde përmes një video ka treguar arsyet se përse ka marrë këtë vendim.

“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.

Ambasadori gjerman ka shtuar tutje se shumë postime synojnë të minojnë institucionet demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur.

“E shoh këtë çdo ditë në profilin tim dhe kam mbaruar me këtë mbingarkesë. Dhe e gjithë kjo po ndodh nën flamurin e rremë të fjalës së lirë. Vazhdoni të bashkoheni me mua dhe qëndroni të lidhur në Bluesky”, ka deklaruar Rohde. /Telegrafi/

Watch my video and learn why I have decided to leave X!

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) 13 February 2025 at 08:53

Exit mobile version