Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar një ditë më parë Mitrovicën, ndërsa theksoi se SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin një qytet demokratik e multi-etnik.
Hovenier në një postim në Twitter shkruan se vizita në Mitrovicë ishte udhëtimi i parë komunal jashtë Prishtinës.
“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, Policinë e Kosovës, mediat e aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës.
Frymëzim për t’u takuar me shoqërinë civile dhe rininë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohemi që Mitrovica të bëhet një vend në një Kosovë demokratike, multietnike për të gjithë qytetarët. SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin këtë të ndodhë”, shkruan ambasadori. /Telegrafi/
(1/2) Productive trip to Mitrovica yesterday, my first municipal trip outside of Prishtina, where I met with mayors, @Kosovo_Police, independent media, & activists. While many focus on its past role, I believe Mitrovica is one of the best manifestations of Kosovo’s future. pic.twitter.com/61S0ac7CM1
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 18, 2022
(2/2) Inspiring to meet with civil society & youth activists dedicated to making this aspiration a reality: ensuring Mitrovica becomes a place where a democratic, multiethnic Kosovo can and should thrive & delivers for all citizens. ?? is committed to seeing that happen. pic.twitter.com/cN0ag7OlJv
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 18, 2022