Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pasi protestuesit kanë sulmuar në vazhdimësi pjestarët e KFOR-it, e po ashtu edhe gazetarët të cilët kanë raportuar nga vendi i ngjarjes.
Në një shkrim në Twitter, Abott tha se kjo është e papranueshme dhe se sulmuesit e tillë janë kriminelë.
Abbott ka kërkuar që mënjeherë të ulen tensionet.
“Sulmuesit ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR dhe gazetarëve janë kriminelë dhe kjo gjë është e papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka thënë ambasadori britanik.
Telegrafi mëson nga terreni se gjatë përleshjes me protestuesit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez./Telegrafi/
Attacks on @NATO_KFOR personnel and journalists are criminal and unacceptable. As the Quint have made extremely clear – actions need to be taken immediately to de-escalate and reduce tensions.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) May 29, 2023