Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Kosovës u përcjell me polemika, pasi shteti iberik nuk e njeh vendin tonë si të pavarur.
Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori Kosnett kanë shkruar se është gjithmonë moment krenarie kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.
“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenarie kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett, postim që është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Ambasadës.
Wishing Kosovo luck in their match against Spain. Always a proud moment when you can play under the shadow of your country’s waving flag in the stadium. pic.twitter.com/Hi2f5vFeTw
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2021
Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3-0 në shtëpi nga Suedia. /Telegrafi/