Site icon Telegrafi

Ambasada Britanike në Tiranë reagon pas kaosit në Kuvend: Dhuna s’ka vend në demokraci

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar lidhur me kaosin e shkaktuar pasditen e të martës në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët opozitar, në një aksion të paralajmëruar, kanë bërë të pamundur zhvillimin e seancës plenare.

Ata bllokuan foltore, hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa më pas nxorën karriget në oborrin e Parlamentit dhe i dogjën.

Në reagimin e saj Ambasada shprehet se “dhuna nuk ka vend në demokraci”, ajo shkruan më tej se dënon çdo veprim që synon të minojë parimet e demokracisë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

Exit mobile version