Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas lirimit të ish-ministrit Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ajo ka thënë se është shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë.

Sipas Kim, një vend si Shqipëria që pretendon të hyjë në BE dhe është aleate e NATO-s nuk mund të pranojë “mënyrat e vjetra të mosndëshkimit”.

“Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ambasadorja në Twitter.

Tutje, ajo ka thënë se ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.

Gjykata e Elbasanit e ka liruar nga burgu ish-ministrin Tahiri, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version