Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar Violeta Berishën, për betimin dhe marrjen e detyrës si kryebashkiakja e parë në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada uron Berishën dhe për një tjetër sukses që është gruaja e parë që mban pozicionin e kryebashkiakut të Fairview, në Nju Xhersi.
“Urime për Violeta Berishën, e cila së fundmi u betua si Kryetare e Bashkisë së Fairview në Nju Xhersi, duke e bërë atë të parën shqiptare-amerikane dhe gruan e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Fairview si bashki”, shkruan ambasada.
Edhe Presidenti Bajram Begaj ka uruar Violetta Berishën për zgjedhjen e saj. Begaj e konsideroi këtë një moment historik edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Presidenti vlerësoi se suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie. /Telegrafi/