Amazon prezantoi të martën një chatbot të ri të quajtur Q, që njerëzit mund ta përdorin në punë.
Produkti i prezantuar në konferencën Reinvent të Amazon Web Services në Las Vegas, përfaqëson përpjekjen më të fundit të Amazon për ta sfiduar Microsoftin dhe Google në softuerë të produktivitetit, transmeton Telegrafi.
Lansimi i këtij chatboti vjen një vit pasi startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft lansoi chatbotin e tij shumë të njohur tashmë, ChatGPT.
Platforma e Amazon Q është emëruar sipas personazhit në filmat e James Bond ose pas personazhit Q të serisë Star Trek.
Një version paraprak i chatbotit Q është i disponueshëm tani dhe disa nga veçoritë e tij janë falas.
Pasi të përfundojë versioni paraprak, një nivel për përdoruesit e biznesit do të kushtojë 20 dollarë në muaj, por vlen vetëm për një person.
Një version me veçori shtesë për zhvilluesit dhe punonjësit e IT do të kushtojë 25 dollarë në muaj për person. /Telegrafi/