Site icon Telegrafi

Alves ka një premtim të madh për tifozët e Juventusit

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është prezantuar si lojtari më i ri i Juventusit.

Kampionët e Italisë kanë arritur ta transferojnë brazilianin si lojtar të lirë, pasi kontrata me Barcelonën i kishte përfunduar.

33-vjeçari ka folur për të gjitha, duke treguar arsyejen pse zgjodhi Juventusin si dhe për Ligën e Kampionëve.

“Jam këtu sepse ekziston një dëshirë të madhe për të fituar në Evropë. Do të jap gjithçka për të realizuar këtë objektiv”.

“Kam zgjedhur numrin 23 në nder të LeBron James, do të më pëlqente të ndiqja hapat e tij”, thotë braziliani.

“Juventus është një skuadër që ka një dëshirë të madhe për të fituar, ashtu si unë. Për mua është një rast unik të jem këtu, do të luftojmë deri në fund për ta fituar Ligën e Kampionëve. Dua të vihem në provë sepse nuk mund të ndihem i kënaqur”, vazhdoi Alves.

“Te Barcelona isha pak I lodhur nga të njëjtat objektiva. Këtu tek Juventus do të argëtohem shumë. Jam një profesionist dhe bashkë me shokët e skuadrës do të formojmë një grup të madh”.

“Kam folur me Allegrin dhe e di se çfarë do. Juventus më ka kërkuar me ngulm, për këtë arsye jam këtu”, përfundoi Alves. /Telegrafi/

Exit mobile version