Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Alphonso Davies për kontratën e re e cila e lidh kanadezin edhe për katër vite e gjysmë me gjigantin gjerman.
Marrëveshja, e cila do ta mbajë Davies në Allianz Arena deri në verën e vitit 2030, do të finalizohet këtë javë.
Davies, 24 vjeç, kishte oferta nga shumë klube të mira evropiane, duke përfshirë Real Madridin dhe disa nga Liga Premier, pasi kontrata e tij e mëparshme iu afrua skadimit të saj në qershor 2025.
Megjithatë, Bayern Munich bëri një përpjekje të madhe për të mbajtur mbrojtësin e majtë dhe këmbëngulja e tyre ka dhënë rezultat.
Që kur iu bashkua Bayernit nga Vancouver Ëhitecaps në janar 2019, Davies e është një lojtar kyç për klubin.
Ai ka fituar pesë tituj të Bundesligës dhe ka luajtur një rol vendimtar në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve 2020.
Këtë sezon, Davies ka bërë 25 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. Ai është jashtë fushave për 5 javë për shkak të një dëmtimi. /Telegrafi/