Aktorja dhe prezantuesja me prejardhje shqiptare, Almeda Abazi, ka bërë një njoftim për fansat në rrjete sociale.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, ka bërë të ditur se është vaksinuar kundër coronavirusit.
Nëna e dy fëmijëve ka publikuar momentin pas marrjes së vaksinës në InstaStory, gjersa duket në gjendje të mirë shëndetësore.
“Vaksinimi është kryer”, ka shkruar ajo.
Krahas Almedës, të shumta janë yjet shqiptare që kanë marrë vaksinën ndaj COVID-19.
Abazi ndërkohë rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të dytë, e një vajze të quajtur Alina.
Ajo dhe partneri i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman u martuan në 2017 dhe kanë bashkë dy fëmijë. /Telegrafi/