Site icon Telegrafi

Allen: Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës

Nënsekretarja për Diplomaci Publike dhe Marrëdhënie me Publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë dhe janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka shfrytëzuar emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit.

Nënsekretarja Allen, e cili vizitoi Shkupit këtë fundjavë, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë do të ndodhë nëse qeveria vendos të mos respektojë Marrëveshjen e Prespës.

“Kuptohet që ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës dhe u zhgënjyem kur pamë se presidentja nuk e përdori emrin e plotë dhe formal Maqedonia e Veriut. Do të vëzhgojmë për të parë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë e cila është në proces të formimit”.

“Prandaj, këtu nuk do të paragjykoja për asnjë pasojë, por, natyrisht, do të shpresonim, dhe i inkurajomë liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Allen./Telegrafi/

Exit mobile version