Max Allegri e ka fituar ‘Bankinën e Artë’ (Panchina d’Oro), çmim që jepet në Itali nga trajnerët për teknikun më të mirë të vitit.
Allegri mposhti në konkurrencë, tani trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarrin dhe Simoni Inzaghi e Lazios.
Sarri u rendit i dyti, ndërsa Inzaghi i treti. Trajneri i Juventusit mori 17 vota, kundrejt 8 votave të marra nga dy kolegët.
Kjo është hera e katërt që Allegri e fiton këtë garë.
Mëe trofeun e fituar këtë edicion, ai i kalon në renditje trajnerët me nga tre tituj, Fabio Capellon dhe Antonio Conten.
“Ashtu siç e them gjithmonë, sa më pak dëme ne bëjmë më mirë”.
“Falënderoj stafin tim”.
“Merita duhet të shkojë edhe tek lojtarët dhe klubi. Unë shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Tani jam më reflektues. Përvoja ime e viteve në Serie A më ka lejuar të rritem”.
“Objektivi është të fitojmë Scudettin e tetë dhe pastaj Ligën e Kampionëve”.
“Do të shohim nëse kemi pak fat në anën tonë. Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se si do të jemi në mars”.
“Niveli është rritur, kështu që ne duhet të kemi cilësi. Për Scudetto vëmendja jonë është te Napoli dhe Interi”, ka thënë Allegri pasi e morri çmimin. /Telegrafi/