Massimiliano Allegri i ka përgënjeshtruar njoftimet se Juventusi interesohet për Mattia De Sciglion, por ka pranuar se Douglas Costa është shënjestër dhe se Federico Bernardeschi ka potencial.
Agjenti i anësorit të Bayern Munichut është takuar me drejtorin Beppe Marotta për të diskutuar për transferimin, megjithëse klubi gjerman kërkon 50 milionë euro për lojtarin.
“Ai (Douglas Costa) është një prej objektivave tona dhe është shumë i talentuar”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
Trajneri i Zonjës së Vjetër është pyetur edhe për Bernardeschin dhe De Sciglion.
“Ai (Bernardeschi) është një lojtar me potencial të madh për kombëtaren. De Sciglio? Jo, jemi mirë në mbrojtje”, ka deklaruar Allegri.
Më tej, trajneri ka thënë se Patrik Schick nuk është akoma lojtar i Juves, ndërsa u ka uruar sukses Luciano Spallettit (Inter) dhe Eusebio Di Francescos (Roma) te klubet e tyre të reja. /Telegrafi/