Telegrafi

Allegri flet për duelin me Veronën, mungesat dhe rikthimet

Serie A rikthehet në aksion pas ndeshjeve të rezervuara për kombëtaret në 10 ditët e fundit.

Juventusi do të presë në shtëpi Veronën që ndodhet poshtë në tabelën e klasifikimit në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

Trajneri i Juventusit,Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp para kësaj përballje, duke e cilësuar si një duel të rrezikshëm

“Nesër është një ndeshje e rrezikshme, kështu që duhet t’i përballojmë fizikisht. Shqetësimi i vetëm është të fitojmë sa më shumë ndeshje për të përjetuar një maj të jashtëzakonshëm”.

“Ndalesat janë gjithmonë të komplikuara, por le të shpresojmë që ekipi të rifillojë mirë, duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen ndaj Veronës”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian foli edhe për mungesat që ka, por edhe për rikthimin e Arkadiusz Milik e Moise Kean.

“Chiesa nuk është i disponueshëm, sot ka punuar mirë dhe shpresojmë ta kemi gati në Kupë kundër Interit. Do të rikthehet Milik, edhe Kean është mirë”.

“Nuk e di kohën e rikuperimit të Pogbasë. Në çdo stërvitje që ai do të bëjë do të shikohet dhe gjendja e gjurit të tij”.

“Fagioli është rritur shumë, duhet të bëjë akoma sepse është në fillim të rrugës. Di Maria nuk do të fillojë titullarë, mund ta aktivizoj në pjesën e dytë”, tha Allegri. /Telegrafi/