Site icon Telegrafi

Aliu: Do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtarë të organizatës

Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu ka pohuar se do të bëjnë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtarë të organizatës.

“Kam qenë më pak optimist, pas kësaj mbledhje jam më shumë optimist. Do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtarë të organizatës, secili është jashtëzakonisht i vlefshëm për organizatën. Nuk është hapur fare çështja e kandidaturës”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Exit mobile version