Site icon Telegrafi

Aliu priti në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, flasin për projektet e infrastrukturës rrugore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.

“Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe sigurinë rrugore. Të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, efikasitetin e energjisë, si dhe kalimin në burime të energjisë së rinovueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë mjedisin dhe infrastrukturën. /Telegrafi/

Exit mobile version