Site icon Telegrafi

Aliu njofton për ndërtimin e 10 shtëpive në veri, planifikohen edhe 11 të tjera

Foto: Arkiv

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të enjten se janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë shtëpive në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se një ditë më parë është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.

Ministri po ashtu ka njoftuar se është planifikuar ndërtimi i 11 shtëpive të tjera si dhe renovimi i katër të tjerave.

“Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version