Site icon Telegrafi

Aliu kërkon masa disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit, të sanksionuar nga amerikanët: Kemi raporte speciale me SHBA-në

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje, rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, shkruan Aliu.

Ndryshe, shefi i Prokurimit në Ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit amerikane të Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”,, ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.

Në njoftimin për kontratë që ishte publikuar nga Ministria e Infrastrukturës më 1 nëntor, Nexhat Krasniqi figuronte si pikë kontakti për këtë tender.

Vite më parë, Krasniqi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës brenda Ministrisë, por më vonë me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK), ishte kthyer në detyrë.

Ai ishte i përfshirë edhe në një rrahje në MMPHI në vitin 2022./Telegrafi/

Exit mobile version