Site icon Telegrafi

Alisson drejt transferimit tek gjiganti turk, kontaktet e para mes palëve kanë nisur

Galatasaray raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e portierit Alisson Becker në verë, me kampionin turk që po kërkon një zëvendësim për Fernando Muslera.

Kontrata e Musleras pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe reprezentuesi uruguaian ka pak mundësi që do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit turk.

Klubi me bazë në Stamboll e ka identifikuar Alisson si objektivin e tyre kryesor, me mediumin turk Sabah që ka raportuar se kontaktet e para janë bërë.

Galatasaray sidoqoftë pritet të përballet me konkurrencë për nënshkrimin e Alisson, pasi disa klube janë lidhur me një transferim të mundshëm të 32-vjeçarit.

Alisson ka bërë vetëm tetë paraqitje për Liverpoolin këtë sezon për shkak të lëndimit dhe ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2027.

Kjo lëvizje mund të lehtësohet për faktin se Liverpooli tashmë ka nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili nga Valencia, i cili do t’iu bashkohet atyre që nga sezoni i ardhshëm.

Galatasaray ka qenë një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar nën drejtimin e trajnerit Okan Buruk me synimin për të ndërtuar një skuadër e cila është në gjendje të konkurrojë në garat evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version