Ezgjan Aliovski është bërë ndër lojtarët më të kërkuar shqiptarë.
Sulmuesi këmbëshpejtë ka shkëlqyer edicionin e fundit me Luganon në elitën e futbollit zviceran.
Kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura kryesisht nga Bundesliga.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe një skuadër e njohur nga Anglia.
Fjala është për Leeds United që synon të rikthehet në Ligën Premier edicionin e ardhshëm.
Mediat zvicerane kanë raportuar se Leeds është tejet e interesuar dhe ka gati shtatë milionë euro për shqiptarin, transmeton Telegrafi.
Gjithsesi në garë për autorin e 16 golave janë në garë edhe skuadrat e mëdha gjermane si Schalke 04, Hannover 96, Stuttgart, Hertha dhe Eintracht Frankfurt.
25-vjeçari përpos golave të shumtë ka dhuruar edhe 14 asistime. /Telegrafi/