Site icon Telegrafi

Aliovski kërkohet nga skuadra e madhe gjermane

Mesfushori shqiptar i cili luan për Kombëtaren e Maqedonisë, Ezgjan Aliovski është bërë ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës.

Ende pa u hapur dritarja e transferimeve, për shqiptarin kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura.

25-vjeçari së fundmi ka zgjuar interesimin e skuadrës së madhe gjermane, Bayer Leverkusen.

Sipas medieve zvicerane, Leverkusen po e kërkon lojtarin dhe është e gatshme të paguajë rreth pesë milionë euro.

Në 32 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, Aliovski ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë.

Përveç Bayer Leverkusenit, për djaloshin nga Prilepi interesim ka shprehur edhe Hertha Berlin, Eintracht Frankfurt dhe Hannover 96. /Telegrafi/

Exit mobile version