Mesfushori shqiptar që aktivizohet tek Kombëtarja e Maqedonisë, Ezgjan Alioski pritet të bëhet me skuadër të re.
24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin zviceran me fanellën e Luganos.
Në 12 takime të zhvilluara, Alioski ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë duke rritur vlerën e tij.
Kësisoj për shërbimet e tij interesim të madh është duke shprehur gjiganti zviceran Basel.
Mediat në Zvicër kanë shkruar se anësori këmbëshpejtë do të transferohet në Basel gjatë afatit kalimtar të janarit.
Aktualisht vlera e lojtarit sillet rreth dy milionë franga zvicerane. /Telegrafi/