Site icon Telegrafi

Aligatori dhjetë metra i gjatë filmohet duke ecur nëpër një lagje luksoze të Floridës

Një video mahnitëse kapi një aligator gjigant që po kalonte nëpër një lagje ku jetojnë banorë të pasur në Florida.

Meteorologu i WINK, Matt Devitt publikoi pamjet në rrjete sociale të aligatorit duke ecur përgjatë rrugës në Forest Glen Golf & Country Club në Napoli.

“Dios mio”, dëgjohet një grua duke thënë në spanjisht – që do të thotë “Zoti im!”.

“A është vërtet këtu? Është gjigant!”, një grua tjetër bërtet për zvarranikun dhjetë metra të gjatë që e ktheu lagjen në një skenë “Jurassic Park”.

Udhëtari me luspa, i cili me sa duket arriti nga një lumë aty pranë, tërhoqi gjithë vëmendjen me hapa të shpejtë, teksa kaloi nëpër lëndinat e zbukuruara.

Ndryshe, Florida është shtëpia e rreth 1.3 milion aligatorëve, të cilët mund të gjenden në të 67 qarqet e shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version