Site icon Telegrafi

Alibaba vonon përsëri hyrjen në bursën e Hong Kongut

Alibaba ka vonuar planet për të renditur aksionet e saj në bursën e Hong Kongut. Kompania kineze e teknologjisë tashmë tregton në New York, por sipas Reuters raportohej se plani ishte që kjo të fillonte edhe tregjet e Hong Kongut deri në muajin gusht, megjithëse me sa duket nuk po ndodh.

Alibaba nuk pranoi të komentojë ato që i quajti “thashetheme tregu”, por pesë vite më parë kompania vendosi të renditej në tregjet e Shteteve të e Bashkuara pasi u ndërprenë negociatat me Hong Kongun. Rregullatorët e Hong Kongut në atë kohë nuk pranuan të lejojnë gjigantin të renditej si një strukturë korporate që do t’i jepte themeluesit të Alibaba, Jack Ma dhe menaxherëve të tjerë kontrollin që ata dëshironin, përcjell Telegrafi.

Hong Kongu ndryshoi rregullat vitin e kaluar, duke lejuar ndërmarrjet me vlera të mëdha të tregut të kenë të drejta të ndryshme votimi për individët që kanë role thelbësore. Kur lajmi u publikua në maj, Alibaba mendoi të diversifikonte kanalet e financimit dhe të shtonte likuiditetin, duke u shtrirë përsëri edhe në Hong Kong.

Ndërsa Alibabës, si gjigantëve të tjerë të teknologjisë kineze, i është dashur të zgjerohet përtej biznesit kryesor për të qëndruar konkurrues, sipas ekspertëve Hong Kongu është akoma vendi më i mirë për t’u renditur. Kështu është shprehur Kenny Tang, shefi ekzekutiv i firmës së investimeve Royston Securities. Ai vuri në dukje se tregu financiar i qytetit është më i hapur dhe ndërkombëtar se shkëmbimet e tjera në rajon dhe se Hong Kongu ka një bazë të madhe të investitorëve ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version