Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me shefin e kabinetit tij, Artan Grubi, ka arritur në Prokurorinë Speciale Publike. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ahmeti është thirrur si dëshmitar për rastin “Kosmos”.
Pritet që Ali Ahmeti të jap prononcim për gazetarët pasi të përfundojë dëshminë ne PSP.
Përndryshe, rasti “Kosmos” ka të bëj me prishjen e ndërtesës së afaristit Fiat Canvoskit. Sipas pushtetit, Inspektorati i ndërtimit ka përcaktuar se objekti i ndërtuar ka qenë një metër e gjysmë më i lartë nga parashikimi i projektit.
Para rreth 2 muajve në një intervistë për TV Nova, Canovski ka folur për trysnitë politike ndaj biznesit të tij, për hedhjen poshtë të ankesave për shembjen e objektit në Gazi Babë, për ankesën në Strasburg dhe pritjet e tij nga Prokurorisë Speciale e cila u shpall kompetente edhe për rastin “Kosmos”.
Për më shumë dëgjojeni intervistën në vijim.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi, transmeton Portalb.
“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë zëri për të cilin LSDM thotë se është i Gruevskit. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.
“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni inçizimin telefonik të mëposhtëm. /Telegrafi/