Birmingham City është duke planifikuar transferimin befasues të Alexandre Patos – njoftojnë mediat italiane dhe angleze.
Braziliani, i cili ka luajtur te Chelsea në Ligën Premier, është futbollist i lirë që nga muaji gusht kur u largua nga Sao Paulo.
Është pritur që 31-vjeçari të kthehej të klubi i fëmijërisë, Internacional, mirëpo marrëveshja nuk është arritur.
Kështu, në javët e fundit ka pasur raportime për një kthim në Evropë, duke qenë se disa klube kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Milanit.
Dhe sipas Calcio Mercato që transmetohet nga The Sun e Daily Mail, Birminghami është favorit për nënshkrimin e Patos.
Megjithatë, klubi anglez ka konkurrencën e ish-patronëve të Milanit, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi, të cilët e duan te Monza në Serie B. Të interesuar janë edhe klubet nga Serie A, Genoa dhe Spezia. /Telegrafi/